Universiteti i Napolit, cikël ligjëratash për didaktikën e gjuhës shqipe

    CSADD (“Qendra e studimeve për të nxënit dhe didaktikat disiplinore”), prane Universitetit te Napolit, drejtuar nga Prof. Anna De Meo, ka përqendruar vëmendjen në disa tematika të lidhura me mësimdhënien dhe të nxënit e gjuhës shqipe, nëpërmjet një cikli ligjëratash me titull “La didattica dell’albanese L1 e L2: problemi e prospettive” (“Didaktika e shqipes L1 e L2: probleme dhe perspektiva”), që do të zhvillohet në gjashtë takime, nga data 7 nëntor deri në 20 dhjetor 2022.

    Në këtë event linguistik marrin pjesë profesorë të Departamentit të Gjuhës shqipe nga Universiteti i Durrësit, Prof.as Dr. Suela Kastrati, Dr. Natasha Poroçani dhe Dr. Manjola Zaçellari, Lirim Shabani nga Agjencia për zbatimin e gjuhës në RMV, Prof. Emine Teichmann nga Universiteti i Elbasanit dhe prof. Linda Mëniku e Lili Sula nga Universiteti i Tiranës.

    Takimet, të përgatitura nga Anna De Meo dhe Blerina Suta, propozojnë reflektime për anë të ndryshme të didaktikës së gjuhës shqipe si, p.sh., mësimdhënia e saj në sistemin shkollor, didaktika e leksikologjisë në fushë të shqipes, mësimdhënia e shqipes si gjuhë e huaj, promovimi i shqipes (edhe aty ku është minoritare) si gjuhë zyrtare etj.

    Lajmi Paraprak

    Kontributi i albanologëve gjermanë për gjuhësinë shqiptare

    Lajmi i rradhës

    Turistët aspak të kënaqur me mirëmbajtjen brenda hapësirave të Kalasë së Shkupit

    Lajme tjera

    Poezia dhe mikrofoni

    George Orwell (Shkruar në vjeshtë 1943, botuar te New Saxon Pamphlet, nr. 3, mars 1945)Përktheu: Granit Zela Rreth një…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë