ZHGËNJIM

    Poezi nga: James Russell Lowell
    Përktheu: Maksim Rakipaj

    Jo vërtet, s’ka besë kjo shoqëri;
    Bukë të kërkova, gur më dhe ti;
    Jam i uritur dhe nuk gjej njeri
    Të ndajmë mish, gëzim apo trishtim;

    S’gjeta dot çka dola të shoh pagdhirë,
    Burra të vërtetë, gra me shpirt të pasur
    Me ndjenjat më të thella për të dashur,
    Me qënë një shpirt në bashkim të lirë.

    Mjerisht! Kjo dëshirë e lartë, kjo shpresë,
    Ky mall i shpirtit për vëllazërim,
    Çka na bën më të mençur dhe të dlirë,
    Të kthehet pas, e brengosur të vdesë?

    Veç shpresa rri dhe lutet kryeposhtë:
    “Bukën e përditëshme falna, Zot!”

    Lajmi Paraprak

    Mickoski i kërkon BDI-së fakte për akuzat për korrupsion ndaj Mexhitit

    Lajmi i rradhës

    Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë