100 mjek të rinj në pritje të punësimit, thonë se ndjehen të diskriminuar nga shteti

    Derisa vendi po ballafaqohet me mungesë të mjekëve, mbi 100 mjekë të rinj që e kanë kaluar provimin për licencë në Odën e mjekëve, po qëndrojnë në dhomën e pritjes së institucioneve duke pritur për punësim ose praktikë me pagesë. Ata thonë se ndjehen të diskriminuar nga shteti pasi vetëm rreth 50 mjek të rinj janë thirrur për praktikë me pagesë, që është e paraparë në ligjin për mbrojtje shëndetësore. Mjekët e rinj po presin përgjigje nga ministria e financave për gjetjen e zgjidhjes.

    “Pas 6 viteve studime të rregullta dhe 6 muaj stazh të kaluar, për kalimin e provimit shtetëror, ne kemi mbetur në agoni dhe të shqetësuar për ardhmërinë tonë që në mënyrë direkte reflektohet tek ju. Nëse nuk gjendet zgjidhje për situatën tonë, për fat të keq do të jemi pjesë e padrejtësive të shumëta që institucionet I bëjnë mbi punonjësit shëndetësorë dhe edhe pse e duam shtetin dhe duam të qëndrojmë këtu, do të detyrohemi që ta lëshojmë shtetin dhe të shkojmë dikund ku do të vlerësohet puna dhe dija jonë”, u shpreh Ivana Vallovska, mjeke.

    “Ne çdo ditë jemi tek dyert e institucioneve dhe presim përgjigje se kur do të fillojmë ne me praktikën e paguar. Përgjigje akoma nuk kemi…Kishim takim me të punësuar në ministrinë e shëndetësisë dhe ministrin e shëndetësisë, mjekun Ilir Demiri, prej këtij takimi erdhëm në përfundim dhe u dërguan kërkesa që me procedurë të shpejtë të marrim përgjigje nga ministria e financave për lëndën tonë por akoma presim”, tha Simona Georgievska, mjeke.

    Mjekët e rinj thonë se praktika gjashtëmujore me pagesë është e obligueshme dhe e njëjta duhet të përfundojë deri në shtator, me qëllim që të kenë të drejtë të regjistrohen në ciklin e parë për specializim. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A ka ardhur koha të kemi më pak karrige në parlament?

    Lajmi i rradhës

    Në prill synohet heqja e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë