13 vjeçari që u lëndua me pushkaliqe, do të mbetet me aftësi ndryshe

    Një fëmijë 13 vjeçar me lëndim të rëndë në dorë është pranuar në Klinikën për sëmundje ortopedike gjatë natës së ndërrimit të viteve. Drejtori i Klinikës Ortopedi e Traumatologji Igor Merxhanoski tha se fëmija me gjasë do të mbetet me aftësi të kufizuar në dorën e tij. Krahas këtij rasti, Merxhanoski e cilësoi mbrëmjen relativisht të qetë dhe me numër të ulur të pacientëve në krahasim me vitet e kaluara.

    “Kemi fëmijë 13 vjeç që ka dëmtim të rëndë në dorë nga fishekzjarrët, mendoj se tashmë është operuar në Klinikën e kirurgjisë së fëmijëve dhe ndoshta do të ketë invaliditet në dorën e tij. Kemi pranuar edhe një shtetas të huaj në gjendje të alkoolizuar i cili ka lëndim në hundë dhe kokë, është kujdesur dhe është liruar për mjekim në shtëpi”, deklaroi Igor Merxhanoski – drejtor i klinikës TOARILUC.

    Në Klinikën e toksikologjisë, një djalë 14-vjeçar dhe një vajzë 17-vjeçare janë pacientët më të rinj të pranuar mbrëmë, ndërsa drejtori i kësaj klinike tha se ka edhe rënie të numrit të pacientëve.

    “Kujdestaria e Vitit të Ri kaloi qetë, gjithsej janë kontrolluar 21 pacientë, 18 prej tyre me helmim akut nga alkooli. Nga ata 18, katër janë femra kurse 14 meshkuj. Pacientja më e re femër është 17 vjeç, më e moshuara 26, pacienti më i ri mashkull është 14 vjeç kurse më i moshuari është 38 vjeç”, tha Andon Çibishev – drejtor i klinikës së toksikologjisë.

    Në Traumatologji janë pranuar gjithsej 35 pacientë, nëntë nga aksidente trafiku por me lëndime të lehta kurse dy me përleshje fizike. Klinika për sëmundje kirurgjike kishte numrin e zakonshëm të pacientëve si çdo ditë. Mbrëmë janë kontrolluar 81 pacientë, pesë nga aksidente, tre nga përleshjet fizike kurse janë bërë tre intervenime. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vazhdimisht keni dëshirë të hani në mbrëmje?!

    Lajmi i rradhës

    Faljet për vitin e ri të presidentes Davkova: nevojitet ligj i ri për amnisti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë