Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka kryer revizion në raportet financiare së bashku me raportin e përshtatshmërisë me Agjencinë e Punësimit të vitit 2022. Me revizionin e kryer për vitin 2022 është shprehur opinion jo i favorshëm për realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe për pajtueshmërinë me rregulloren ligjore, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara.
Me revizionin e zbatuar, revizorët kanë vërtetuar se pagesa e mjeteve për kompensim në të holla në rast të papunësisë në vitin 2022 janë në vlerë prej 1.407.710 mijë denarë, që paraqet 42.62 për qind nga shpenzimet e përgjithshme të Agjencisë së Punësimit dhe në krahasim me vitin 2021 vlera e përgjithshme e vlerës arrin ulje për 116.247 mijë denarë.
Duke kontrolluar funksionimin e procedurës së ushtrimit të së drejtës së kompensimit monetar për një mostër të përzgjedhur të çështjeve për vitin 2022, revizorët konstatuan se në disa nga rastet e analizuara dokumentacioni është i paplotë, dhe një pjesë e dokumentacionit është siguruar ose përgatitur pas skadimi i afatit të përcaktuar ligjërisht.
Ndërkaq, për realizimin e gjithsej 14 programeve dhe masave për punësim të parapara me Planin operativ në vitin 2022 janë paguar gjithsej 1.420.003 mijë denarë, gjegjësisht 43 për qind nga shpenzimet e përgjithshme të Agjencisë së Punësimit. Kjo shumë shënon rritje në krahasim me vitin 2020 dhe 2021, për 148.902 mijë denarë në krahasim me vitin 2020, ose në raport me shpenzimet e përgjithshme të Agjencisë së Punësimit për këtë periudhë, ka rritje prej 4 për qind.
Nga ana tjetër, duke analizuar masat individuale të fondeve, revizorët konstatuan se nuk është respektuar parimi i zhvillimit të balancuar rajonal të tetë rajoneve planifikuese. Njëkohësisht, për një pjesë të rajoneve paguhet një shumë më e lartë e mjeteve në raport me përqindjet e përcaktuara për pjesëmarrje në vendimin për klasifikimin e rajoneve sipas shkallës së zhvillimit. Një shumë më e lartë është paguar për rajonin e Shkupit dhe rajonet në pjesën perëndimore.
Ndër të tjera, revizorët në pjesën administrative të Agjencisë së Punësimit identifikuan dobësitë në inventarin e pajisjeve dhe mosrakordimin e të dhënave në regjistrat kontabël me gjendjen aktuale të stokut të materialeve, mungesën e mekanizmave kontrolluese për monitorimin e kërkesave të bazuar në të ardhurat e realizuara nga kontributi i papaguar në punësim, mungesën e komunikimit ndërinstitucional për regjistrimin e detyrimeve për pagesën e obligacioneve, pagesën e shtesës së pagës pa bazë ligjore dhe pa kritere për përzgjedhjen e marrësve të shtesës, si dhe angazhimin e personave për një periudhë kohore të caktuar për detyrat e rregullta të punës duke tejkaluar afatet e caktuara për angazhimin e tyre, dhe dobësitë në kontrollin e brendshëm për përdorimin e mjeteve të akorduara për masa aktive punësimi. /Koha/