2 gushti, Zaev: Në këtë ditë u vendosën shtyllat e para të Republikës

    Kryeministri Zoran Zaev, sot ka uruar ditën e Republikës – 2 gushtin. Në urimin e tij në rrjetin social fejsbuk, Zaev ka shkruar se në vitin 1903 në Ilinden dhe në vitin 1944 me ASNOM-in, janë vendosur shtyllat e para të Republikës dhe shtetësisë të Maqedonisë së Veriut.

    “Në Pelincë, në Krushevë dhe të gjitha vendet historike, përkujtojmë viktimat e kryengritjeve të Ilindenit, heronjve të “NOB”, aktorëve të pavarësisë dhe i nderojmë ngjarjet historike përmes dy Ilindenëve në vitin 1903 dhe 1944, të cilat shprehin vazhdimësi të historisë dhe aspiratave të popujve të vendit tonë të krijojnë shtet në vete, e barabartë me popujt tjerë”, ka shkruar Zaev.

    Ai gjithashtu ka thënë se Ilindeni është proces i koduar në frymën e maqedonasve, shqiptarëve, romëve, turqve, serbeve, vllehve, boshnjakëve dhe gjithë popujve tjerë që jetojnë dhe luftojnë për një të ardhme më të mirë në atdheun tonë.

    “Le të jenë të përjetshëm dy Ilindenët. Gëzuar dita e Republikës. Të jetojë Republika e Maqedonisë së Veriut”, ka përfunduar Zaev, shkrimin e tij në fejsbuk.

    Lajmi Paraprak

    Rregjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    PDSH zyrtarizon kandidatin për Komunën e Bogovinës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë