“23 milionë euro për të ndërtuar dhe rikonstruktuar 93 lokale në 44 komuna në vend”

    “Janë investuar 23 milionë euro për të ndërtuar dhe rikonstruktuar 93 lokale në 44 komuna dhe në qytetin e Shkupit me projektin e Ministrisë për Transport dhe Lidhje, me mbështetje të Bankës Botërore”.

    Këtë e ka potencuar Ministri për Transport dhe Lidhje, Blagoj Bocvarski në konferencën e sotme ku janë prezantuar rezultatet që janë realizuar në këtë projekt ku morën pjesë Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovacevska dhe Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

    Projekti është me vlerë të përgjithshme prej 70 milionë eurove, ndërsa mjetet janë ndarë në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit, për realizimin e projekteve të rrugëve lokale, me të cilat pritet të rehabilitohen gjithsej 450 kilometra rrugë lokale.

    “Të gjithë jemi pajtuar me këtë projekt. Rehabilitimi i rrugëve lokale, është prioritet për të gjithë qytetarët, për ekonominë, por edhe për përmirësimin e sigurisë në komunikacion”, deklaroi Boçvarski.

    Ai gjithashtu theksoi se në komunat ku tashmë është realizuar ky projekt rezultatet janë të dukshme.

    Në konferencë gjithashtu u potencua se deri në fund të vitit do të publikohen disa thirrje publike, me të cilat do të përfshihen gjithsej 106 kilometra rrugë lokale nëpër komunat e vendit.

    Lajmi Paraprak

    Për nëntë muaj rruga regjionale Veles – Gradsko do të jetë e mbyllur

    Lajmi i rradhës

    BE: Rrjedhjet në tubacionet ruse, akte të qëllimshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë