Gruaja nga Shkupi R.S. (76) ditë më parë është mashtruar për 130 mijë denarë. Ajo mori një telefonatë nga një femër dhe një mashkull, të cilët i thanë se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku – ka shkelur një fëmijë dhe duhej të shkonte në burg. Ajo duhej t’u jepte paratë që të lirojnë vajzën, përcjell Nistori.
Siç njofton MPB, R.S. rastin e ka raportuar ditë më parë në ora 18:30 në SPB Shkup. Po atë ditë, siç kumton policia, rreth orës 14:00, gjatë bisedës telefonike është pajtuar me autorët që në zonën e Draçevës t’i dorëzojnë 130 mijë denarë, por shumë shpejt ka kuptuar se ishte mashtruar.
Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit. /Nistori/