93.49 për qind e popullsisë së Kosovës i përkasin besimit islam

    Agjencia e Statistikave të Kosovës, sot ka publikuar të dhënat e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë i realizuar nga 5 prilli deri më 24 maj 2024.

    Të dhënat përfundimtare përfshijnë: numrin e popullsisë në nivel vendi dhe komune të ndarë sipas gjinisë, moshës mesatare, dendësisë së popullsisë në km², numrin e banesave.

    Sipas të dhënave zyrtare, Kosova ka 1 milionë e 602 mijë e 515 banorë.

    Rezultatet tregojnë se mosha mesatare e femrave është 35.66 ndërsa e meshkujve 34.03.

    Sipas rezultateve struktura fetare e Kosovës dominohet nga besimi islam, ndërsa komunitetet ortodokse dhe katolike përfaqësojnë grupet më të mëdha të minoriteteve fetare.

    Bazuar në rezultate 93.49% e popullsisë i përkasin besimit islam, 2.31% atij ortodoks, 1.75% atij katolik, të asnjë besimi janë deklaruar 0.5%, përgjigje për përkatësinë fetare nuk kanë dhënë 1.5% ndërsa të besimeve të tjera janë deklaruar 0.45%.

    Në këtë proces regjistrimi për herë të parë janë regjistruar edhe dëmet e luftës.

    Bazuar në të dhënat e publikuara gjatë luftës janë vrarë 11 mijë e 417 persona, të zhdukur janë 1047 persona, të plagosur 6682 persona dhe të burgosur 3312.

    Regjistrimi i Popullsisë (ReKos 2024) u zhvillua në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Mbi 99.8% e objekteve të kodifikuara duke përfshirë edhe ato të reja u mbuluan nga Regjistrimi.

    Në 4 komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë pati bojkotim në masë të madhe, përkundër që një pjesë e tyre u regjistruan. 

    Lajmi Paraprak

    Vetëm për këngëtarë dhe artistë, komunat në RMV harxhojnë një milion euro në vit

    Lajmi i rradhës

    Dietologët kanë përzgjedhur ushqimet më të mira që duhet të hani nëse vuani nga kapsllëku

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë