A do ta prekin sektorin e Kulturës masat e paralajmëruara për shkurtimin e pagave?

    Ministria e Kulturës nuk i harmonizon pagat, marrëveshja e re kolektive për të cilën janë formuar grupe pune do të rregullojë të drejtat e punëtorëve, por çështja e uljes së pagave nuk përfshihet në marrëveshje pasi pagat rregullohen përmes Ministrisë së Financave.

    Kështu deklaroi ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska duke komentuar reagimin e Sindikatës së Kulturës lidhur me uljen e pagave si masë e Qeverisë për kursim.

    “Ministria e Kulturës nuk i harmonizon pagat, marrëveshja kolektive do t’i rregullojë të drejtat aty ku sindikatat vlerësojnë se ato të drejta duhet të rregullohen, por çështjen e uljes së pagave nuk tangohet në marrëveshjen kolektive. Marrëveshja kolektive është për përmirësimin e të drejtave të punonjësit, pagat dhe të gjitha implikimet tjera financiare, rregullohen përmes ministrisë së financave, në marrëveshjen kolektive rregullohen llojet e tjera të të drejtave”, tha Bisera Kostadinovska-Stojcevska, Ministre e Kulturës.

    Në reagimin e tyre, Sindikata tha se nuk do të lejojnë uljen të pagave në Kulturë.

    “Jemi të habitur nga propozim-masat nga ana e Qeverisë lidhur me Marrëveshjen kolektive në Kulturë, e cila aplikohet për vitin e tretë me metodologji të paraparë për llogaritjen e pagave, e cila nga e njëjta qeveri socialdemokrate u pranua si progresive. Sindikata i kulturës kundërshton fuqimisht një ligj që do të përcaktonte metodologji për përllogaritjen dhe lartësinë e pagave, diçka që duhet të shkojë ekskluzivisht përmes marrëveshjes kolektive”, thonë nga Sindikata e Kulturës.

    Me marrëveshjen kolektive për kulturë të vitit 2019, pagat në kulturë llogariten në pajtim me koeficientët e përcaktuar në marrëveshjen kolektive, respektivisht rritje spirale të të gjitha pagave sipas rritjes së pagës minimale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Të rriten prodhimet vendore, të zvogëlohen importet

    Lajmi i rradhës

    LSDM-ja dhe ASh-ja mohojnë të kenë pasur takime për përfshirjen e ASh-së në Qeveri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë