A do të ketë Maqedonia e Veriut një femër për gjeneral?

    Absolutisht besoj se e kemi potencialin për të pasur gruan e parë gjenerale dhe jam e gatshme ta mbështes një zgjidhje të tillë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

    Petrovska sot në një paraqitje televizive në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, e pyetur se kur Maqedonia e Veriut do të ketë një femër për gjeneral, tha se ushtria ka kandidate cilësore.

    “Nga përvoja ime disamujore dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe puna me stafin si në Ministri ashtu edhe në ushtri, sepse kandidatja duhet të jetë ushtarake, absolutisht mendoj se po – ne kemi një potencial të tillë dhe mendoj se është diçka që duhet të valorizohet, jo sepse ajo është grua, po sepse ka vërtetë cilësi“, deklaroi ministrja.

    Ajo shtoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria aktualisht janë duke zbatuar projekte në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe Qendrën e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë (DCAF), të cilat trajtojnë çështje të ndjeshme gjinore.

    “Ata janë shumë të suksesshëm dhe sigurisht që gjithmonë do ta kenë mbështetjen time politike për këtë”, shtoi Petrovska.

    Lajmi Paraprak

    Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United, dy skuadrat favorite për të nënshkruar

    Lajmi i rradhës

    Ndikimi i vitaminës E në lëkurë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë