A do t’i ndihmojë qeveria qytetarët dhe kompanitë për krizën energjetike?

    Minitri i Financave, Fatmir Besimi i ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat, përveç të tjerash është pyetur se a janë planifkuar në propozim buxhetin e vitit 2022, ndihma për qytetarët dhe kompanitë, sa i përket krizës për energjinë elektrike. Besimi është përgjigjur duke thënë se po janë planifkuar ato, derisa ka sqaruar se bëhet fjalë për një krizë energjietike të Kovidit ku disa faktorë kanë ndikuar në atë, përcjell Nistori.

    Nga ana tjetër analistja ekonomike nga “Finance Think”, Bllagica Petreski deklaron se aplikimi i hershëm i politikave rigoroze fiskale mund të ketë pasoja negative dhe se strategjia fiskale duhet të përshtatet me kushtet aktuale.

    “Jo vetëm që duhet të kemi kujdes se sa do të jetë deficiti dhe borxhi ynë publik, duhet të jemi të kujdesshëm, duke përshpejtuar ti arrijmë ato qëllime, e shtrëngojmë tepër politikën fiskale. Duhet të jemi mesatar dhe duhet të kujdesemi që dhe strategjia fiskale të përshtatet sipas kushteve aktuale”, tha Petreski.

    Përndryshe, përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Koçovska tha se ELEM-i punon me humbje, ndërsa për një situatë të tillë qeveria nuk ka reaguar. Sipas saj, kompania ka qenë e detyruar të dorëzojë raporte financiare në ministrinë kompetente, por nuk ka pasur përgjigje të duhur. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bojkoti, si shantazh ndaj institucioneve për Asociacionin

    Lajmi i rradhës

    Nafta dhe benzina, sa gjatë duhet të qëndrojnë në rezervuarin e veturës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë