A është i sigurt për pije uji në Shkup?!

    Uji në Shkup është i sigurt për pirje, tregoi analiza laboratorike e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup e marrë sipas mostrave për periudhën nga 18 deri më 22 korrik.

    “Sektori për kontroll sanitar nl periudhën nga 18.07.2022 deri më 22.07.2022 ka marrë 206 mostra për analiza fizike-kimike dhe 206 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pirje nga 42 vende matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe ciësi të ujit për pirje (Gazeta zyrtare e RMV-së, nr. 183/18)”, kumtojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup.

    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup, me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit çdo javë publikon raport javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pirje, të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar, i cili është në të vërtetë laboratori i parë në shtet i cili e akrediton punën e vet sipas standardit.

    Lajmi Paraprak

    Procese të reja gjyqësore të BE kundër Londrës

    Lajmi i rradhës

    Von der Leyen: Vendet europiane të punojë të gjitha së bashku për krizën e gazit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë