A ka zjarre aktive në Maqedoni?

    Deri më tani në territorin e Maqedonisë nuk ka zjarre aktive, bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

    Nga aty bëjnë me dije se zjarri dje ishte i lokalizuar edhe në fshatin Vapila dhe Sirula të Ohrit, edhe pse shuarja e tij ka zgjatur gjithë ditën dhe natën e kaluar.

    Zjarrfikësit kanë arritur të merren dhe me disa zjarre të tjera të shfaqura gjatë ditës së djeshme.

    “Janë shuar zjarret në fshatin Sopot të Kumanovës, ku është djegur një pyll. Nga ora 16:00-19:00 ka ndërhyrë një automjet dhe pesë zjarrfikës. Zjarri që ka filluar në ora 10:25 në pikën e karburantit Detoil në Kumanovë, ku digjej bar i thatë, është shuar në orën 11:10 me një automjet dhe katër zjarrfikës. Zjarri në fshatin e Kumanovës Shupli Kamen, ku digjej bar i thatë, është shuar në orën 14:40 me një automjet dhe katër zjarrfikës”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

    Lajmi Paraprak

    EShR: Buxheti i Maqedonisë për 23 milionë euro më “i varfër”!

    Lajmi i rradhës

    Inflacioni në RMV shkon mbi 10 për qind | Kur pritet të stabilizohen çmimet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë