A mund të na detyrojnë të vaksinohemi në RMV?

    Një qytetarë pret në radhë për t’u vaksinuar kundër virusit Covid-19.

    Vaksinimi kundër virusit Korona ka ndarë komunitete, familje, kolegë në të gjithë botën. Argumentet për dhe kundër janë shndërruar edhe në debate të nxehta. Shumë qeveri kanë gjetur mënyra për t’i nxitur njerëzit të vaksinohen – në të kundërtën thonë se rrezikojnë kontrollimin e pandemisë. Por, a duhet dhe a mund të bëhet vaksinimi i detyrueshëm?

    Në vitin 1853 Britaninë e Madhe është vendi i parë në botë që ka miratuar ligjin për vaksinim të detyrueshëm. Të gjithë fëmijët deri në moshën 3 muajshe është dashur të vaksinohen kundër variolës. Dështimi për ta bërë këtë ka rezultuar me gjobë ekuivalente sot me 183 dollarë.

    Tash një vit e gjysmë bota është duke u përballur me virusin Covid-19. Për pasojë në botë kanë vdekur 4.7 milionë njerëz. Për shpëtimin e popullsisë mendohet vaksinimi kundër virusit Covid-19. Qeveritë e shumicës së shteteve në botë nuk e detyrojnë vaksinimin, vetëm nëse kërkon nevoja për mbrojtjen e shëndetit publik. Një ndër arsyet pse njerëzit hezitojnë të mos vaksinohen është keqinformimi.

    Në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë Hercegovinë nuk ka asnjë detyrim për marrjen e vaksinimit. Për më tepër shiko video e përgatitur nga REL. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Miliarderi rus kërkon azil në Mal të Zi, dyshohet se ka urdhëruar vrasje me pagesë

    Lajmi i rradhës

    “Ohana do të thotë familje dhe në familje askush nuk lihet prapa dhe as nuk harrohet”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë