A mundet modeli me një njësi zgjedhore të destabilizojë shumicën?

    Profesori universitar Aleksandar Spasenovski nuk pret destabilizimin e shumicës parlamentare në rast të ndryshimit të modelit zgjedhor, përkatësisht vendosjes së një njësie zgjedhore. Duke folur për këtë temë, në “360 gradë” në Alsat, Spasenovski thotë:

    “Mendoj se me një njësi zgjedhore do të sigurojmë përfaqësim më të madh, por nuk jam i sigurt se do të sjellë më pak stabilitet të shumicës parlamentare sepse edhe tani partitë politike i kompensojnë mangësitë e modelit zgjedhor duke bërë koalicione të gjera. Unë besoj se stabiliteti nuk do të prishet më tej nëse futet një njësi  zgjedhore,” tha Spasenovski.

    Partitë më të vogla detyrohen të bëjnë koalicion me ato më të mëdhatë

    Spasenovski tha se modeli aktual zgjedhor në vend po i detyron partitë e vogla të hyjnë në koalicione me ato më të mëdha për të siguruar një vend në Kuvend. 

    “Duhet të jemi të drejtë dhe të themi se për shkak të veçorive të modelit zgjedhor, disa nga partitë më të vogla, veçanërisht partitë e bashkësive më të vogla etnike, detyrohen të hyjnë në koalicion me partitë më të mëdha për të fituar një mandat. Në radhë të parë e kam fjalën për tri strukturat më të mëdha politike – VMRO, LSDM dhe BDI”, tha Spasenovski. 

    Kreci: Edhe me një njësi zgjedhore, do të kishim qeveri koalicioni

    Profesori universitar Veli Kreci thotë se prezantimi i mundshëm i  modelit me një njësi zgjedhore nuk do të ndryshojë mënyrën e formimit të Qeverisë gjegjësisht se me një model të tillë zgjedhor qeveria do të formohet me koalicione. 

    Kreci thotë se një ndryshim i mundshëm i modelit zgjedhor dhe vendosja e një njësie zgjedhore mund të sjellë zhvillime të reja dhe të papritura në skenën politike në vend.

    “Duhet pasur parasysh se çdo ndryshim sjell disa ndryshime të papritura në shoqëri. Për shembull, mund të kemi më shumë parti politike të gatshme për të kandiduar në zgjedhje. Është çështje edhe se sa partitë më të vogla politike do të mund të mbijetojnë me një njësi zgjedhore, duke pasur parasysh konkurrencën brenda partisë”, tha Kreci. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ASh: BDI dhe i gjithë aparati shtetëror është në shërbim dhe në mbrojtje të profesoreshës dhunuese

    Lajmi i rradhës

    RMV, a do të kthehen nxënësit të hënën në shkollë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë