A po distancohet Turqia nga Bashkimi Europian?

    Këshilli për punë të përgjithshme të BE-së nënvizoj se Turqia vazhdon të distancohet nga Bashkimi Evropian, njoftoj DPA, duke u thirrur në konkluzione nga takimi i Këshillit.

    Turqia i filloj bisedimet për anëtarësim në BE në vitin 2005, por praktikisht janë ngrirë për disa vite për shkak të progresit të pamjaftueshëm.

    Këshilli i punëve të përgjithshme të BE-së thekson se nuk mund të flet për hapjen apo mbylljen e kapitujve në negociata me Turqinë.

    DPA tregon se negociatat me Turqinë nuk janë ndaluar plotësisht për shkak të vlefshmërisë së vendit në luftë kundër emigracionit të paligjshëm në Evropën Perëndimore. Turqia do të vazhdoj të marrë mbështetje financiare nga BE-ja dhe financim të ardhshëm për refugjatët, thuhet në dokument.

    Lajmi Paraprak

    Aktivistët bëjnë apel që të rritet numri i stacioneve monitoruese për matjen e cilësisë së ajrit në RMV

    Lajmi i rradhës

    Autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit të ujit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë