A po e ndalojnë Spanja dhe Italia përdorimin e kartëmonedhave 50 euro?

    Interneti ka shpërthyer me pretendimet se Spanja po heq dorë nga kartëmonedha 50 euro.

    Thuhet se ditët e kartëmonedhës janë të numëruara pasi ajo do të tërhiqet në prill dhe se nuk ka kthim prapa.

    Megjithatë, pretendimet nuk janë të vërteta: Banka Qendrore e Spanjës ka konfirmuar se nuk ka urdhëruar tërheqjen e asnjë kartëmonedhe, se të gjitha kartëmonedhat mund të vazhdojnë të përdoren si zakonisht dhe se asnjëra prej tyre nuk do të humbasë vlerën e tyre, shkruan euronews.

    Bëhet e ditur se pretendime të ngjashme të rreme kanë bërë xhiron edhe në Itali, veçanërisht duke pretenduar se Banka Qendrore Evropiane (BQE) po ndalon kartëmonedhat 50 euro në prill, si pjesë e një strategjie për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

    Megjithatë, verifikuesit italianë të fakteve i kanë hedhur poshtë tashmë këto thashetheme, duke deklaruar se as BQE dhe as Banka e Italisë nuk kanë marrë ndonjë vendim të tillë.

    Ndryshe, thashethemet për tërheqjen e kartëmonedhave ushqehen me një narrativë gjithëpërfshirëse dezinformative se vendet evropiane po përpiqen të heqin dorë nga paratë e gatshme dhe ta zëvendësojnë atë me një euro digjitale.

    Disa pretendojnë se duke vepruar kështu do t’ua dorëzojë autoriteteve kontrollin mbi paratë e qytetarëve, duke i lejuar ata të bllokojnë transaksionet dhe të kenë një rol më të madh mbi shpenzimet e njerëzve.

    Megjithatë, BQE dhe bankat e tjera qendrore në Evropë kanë siguruar vazhdimisht se çdo monedhë digjitale do të plotësonte paratë e gatshme, jo ta zëvendësonte atë. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Khedira zbulon dy skuadrat më të forta në Ligën e Kampionëve, nuk e përfshin Real Madridin

    Lajmi i rradhës

    Nuk u konfirmuan mandatet – dështon konstituimi i Kuvendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë