Mickoski është në panik për shkak të rënies së mbështetjes, pa rezultate pas tij, po shpik skenarë të rremë për zgjedhjet, akuzoi LSDM-ja opozitare, përcjell Nistori.
“Nëse Mickoski do të kishte rezultate reale pas 4 vitesh qeverisje lokale dhe një viti qeverisje qendrore të VMRO-DPMNE-së, ai do të kishte folur për to sot, ky do të ishte raporti i tij para qytetarëve. Por meqenëse nuk ka rezultate, ai po përdor skenarë dhe konstruksione të shpikura rreth zgjedhjeve lokale”, thonë nga LSDM-ja.
Partia thotë se Mickoski po përpiqet të mashtrojë publikun.
“Me të njëjtën retorikë të vjetër të ndarjeve përgjatë vijave politike dhe etnike, Mickoski po përpiqet përsëri të mashtrojë publikun, njësoj si para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2024. Por kjo nuk është më rasti. Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë një libër i lexuar dhe qytetarët nuk do t’u nënshtrohen të njëjtave gënjeshtrave dhe manipulimeve. Deklarata të tilla nga kryeministri Mickoski vetëm sa konfirmojnë se qeveria është në panik për shkak të rënies së mbështetjes dhe frikës se zhgënjimi dhe pakënaqësia e qytetarëve do të reflektohet në rezultatet e zgjedhjeve lokale. Pyetja logjike është: a është Mickoski ai që po përgatit kaos në zgjedhje”, reagon LSDM.
Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski kritikoi ditë më parë LSDM-në dhe BDI-në se po mendojnë për manipulime dhe të pengojnë procesin e zgjedhjeve lokale. Ai këtë ide e mbështet në numrin e kandidaturave të pavarura, që sipas tij duan ta rrënojnë procesin zgjedhor. /Nistori/






