AAA: Çka po feston BDI – korrupsionin apo ikjen e shqiptarëve nga vendi?

    Alternativa pyet se për çfarë feston Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Sipas AAA, njerëzit e BDI-së ka kohë që e kanë shkëputur kontaktin me realitetin dhe hallet e popullit që e përfaqësojnë, por nuk mund të mos pyesim me habi se çfarë po feston sot BDI-ja, përcjell Nistori.

    “A po festohet inferioriteti i emërtimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë? A festojnë për shpërnguljen e mbi 300 mijë shqiptarëve gjatë qeverisjes së tyre? A po festojnë diferencimin e shqiptarëve dhe trajtimin diskriminues ndaj tyre? Mos ndoshta festojnë për gjyqësorin e padrejtë nga i cili vazhdojnë të vuajnë shqiptarët? A po feston BDI-ja gjendjen e katandisur në arsim, ku fëmijët shqiptarë ende kanë mungesë librash, ose ato që i kanë përmbajnë plot gabime e ofendime ndaj shqiptarëve? Ndoshta po festojnë për faktin që shumca e shqiptarëve nuk po arrijnë të lidhin muaj me muaj për shkak të shtrenjtimeve enorme dhe dështimeve të kësaj partie në ekonomi? Apo thjesht po festohet korrupsioni astronomik i makinerisë për pasurim brenda nate të quajtur BDI? Kjo parti duhet të kërkojë falje shqiptarëve që për 21 vjet pushtet nuk arriti t’i përfaqësojë denjësisht dhe të rregullojë statusin e tyre shtetformues në vend, dështoi në ekonomi dhe mirëqenie dhe sponsorizoi zbrazjen e Maqedonisë së Veriut nga shqiptarët me qeverisjen e saj të dobët e të dëmshme”, pyesin nga Alternativa.

    Partia opozitare shqiptare shton se, shqiptarët i dhanë më shumë se një mundësi BDI-së që t’i bëjë gjërat siç duhet, por tashmë ajo kohë ka përfunduar. Tashmë secili shqiptar e di se BDI-ja nuk sjell gjë tjetër veç korrupsionit e dështimit, prandaj në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë për ndryshimin e shumëpritur. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bashkimi i lëndëve i pakuptimtë!

    Lajmi i rradhës

    Zjarri në modularin e Tetovës | 14-të të vdekur, “faji mbeti jetim”, dënime minimale për të akuzuarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë