Ademi: BDI ende numëron 15 deputetë

      Deputeti dhe koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së, Arbër Ademi, ka thënë sot se formalisht kanë edhe 15 deputetë pasi Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku kanë njoftuar se po largohen nga ky grup parlamentar, njofton TV21, përcjell Nistori.

      Ai tha se formalisht BDI ende numëron 15 deputetë dhe se Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku ende nuk e kanë njoftuar për shkëputje nga ky grup parlamentar.

      “15 numëronte grupi jonë parlamentar, por ende numëron formalisht, për arsye se si koordinator iu grupit parlamentar ende nuk ka ndonjë vendim formal për shkëputje nga grupi parlamentar, deri në këto momente nuk kam ndonjë njoftim se është tkurrur ose është rritur grupi parlamentar”, tha Ademi.

      Ademi tha se nuk e sheh si konkurrencë partinë e Izet Mexhitit, duke shtuar se ushtarët e UÇK-së e themeluan BDI-në. /Nistori/

          Lajmi Paraprak

          Apel nga MPB: Lojëra shpërblyese false shpërndahen në internet, qytetarët të jenë të kujdesshëm

          Lajmi i rradhës

          Kasamit i merren kompetencat nga Shaqiri për gjimnazin në Tetovë

          Lajme tjera

          Bashkohu

          Informohu në kohë