Ademi: Komuna e Gostivarit ka borxh prej 15 milionë euro, si do ta luftojë korrupsionin me hyrjen në Qeveri?

    Foto: Alsat M

    Rajoni i Pollogut është rajoni më i varfër në vend, Gostivari ka humbur 37% të popullsisë

    Opinionisti Visar Ademi, në Click Plus në TV21, kritikoi Aleancën për Shqiptarët, se do të futet në Qeveri për të luftuar korrupsionin, ndërkohë që komunën e Gostivarit e ka zhytur në borxh prej 15 milionë eurosh. Ndërsa, tha se rajoni i Pollogut është rajoni i më i varfër në vendin tonë.

    “Si mund ta luftojë korrupsionin një parti politike, e cila modelin e zhvillimit ekonomik e ka mbi zmadhimin e borxhit lokal e ka mbi 15 milionë euro. E ka marrë komunën me 2.5 milionë euro dhe e ka çuar në 15 milionë euro. Nuk ka bërë asnjë investim komunal. Gostivari ka humbur popullsinë për 37 për qind. Rajoni i Pollogut është rajoni më i varfër i mundshëm.”- tha Ademi.

    Shqiptarët i mbushin sallat e tubimeve plot duke pritur për një vend pune

    Ademi, tha se tubimet politike mbushen përplot, sepse e vemja mënyrë për t’u punësuar apo për progres politik është pjesëmarrja në këto tubime partiake.

    “Shqiptarët e kanë numrin më të madh te të rinjtë. 7 për qind e të rinjve në Pollog nuk janë as të arsimuar dhe as të punësuar. Këta perona nuk janë të integruar ekonomikisht. Sot shqiptari duhet të shkojë te “grupi i zjarrit”, fryma Ahmetiane për t’u punësuar. I sheh plot sallat sepse presin një vend pune.” – tha Ademi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si dështuan planet e Putinit për ta shantazhuar Europën me bllokimin e gazit rus

    Lajmi i rradhës

    UNICEF: Mijëra fëmijë mund të jenë vrarë nga tërmetet në Turqi dhe Siri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë