Arbër Ademi nga BDI ka shprehur ngushëllime për viktimat në tragjedinë në Koçan dhe ka shprehur dëshirën që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë, përcjell Nistori.
Ai ka akuzuar pushtetin se po bën spin me tragjedinë, duke akuzuar BDI-në për gjithçka të keqe që ka ndodhur në të kaluarën. Thotë se kjo është parë që në mëngjes.
“Përgjegjësia nuk duhet të kërkohet askund tjetër përveç se në vetë Qeverinë, MPB dhe në Komunën e Koçanit”, tha Ademi.
Ademi ka vlerësuar se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për tragjedinë në Koçan.
I pyetur se a duhet të japë dorëheqje Qeveria, Ademi tha se më e pakta që mund të bëjnë institucionet, të bartin përgjegjësi morale. /Nistori/