Ademi: nga shtatori BDI do të dalë ne terren me të gjitha kapacitetet

    Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi për TV21 deklaroi se dje në mbledhjen e kryesisë së BDI-së është diskutuar për draft-propozimin e Paul William, për siç thonë nga BDI, mbrojtjen e legjitimitetit dhe majorizimit, përcjell Nistori.

    Ademi thotë se me 13 gusht BDI do të ketë manifestim qendror, ndërsa nga shtatori do të dalë në terren.

    “Drafti u shqyrtua, u analizuan dhe u komentuan propozim-idetë e draftit. Po i bëjmë konsultat finale dhe komentet lidhur me propozimi. Kemi vendos që më 13 gusht të mbajmë manifestimin qendror. Kemi shqyrtuar draftin e parë të platformës mbi legjitimitetin te përgatitur nga Paul Williams dhe “PILPG”, si dhe ide të tjera nga ekspertë vendorë dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore. Debati mbi këtë çështje kaq te rëndësishme vijon për arsye të seriozitetit të rregullimit të çështjes së legjitimitetit. Gjithashtu u vendos që nga shtatori, BDI me të gjitha kapacitetet e veta të dalë në terren, që nga Struga deri në Sopot”, tha Ademi, nënkryetar i BDI-së.

    Ndryshe, nga VMRO-DPMNE sërish thonë se BDI po planifikon destabilizimin e vendit. Nga partia e Mickoskit thonë se integristët këtë po e bëjnë për t’i ikur përgjegjësisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria po shkon drejt një diktature demokratike!

    Lajmi i rradhës

    Nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit në RMV – viti i ri shkollor do të fillojë më 2 shtator

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë