Administratorët në RMV duhet të presin për rritjen e pagave

    Për mbi 1000 funksionarë të zgjedhur dhe emëruar pagat janë rritur, ndërsa për sektorin publik kjo rritje do të presë. Së fundmi, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi një dispozitë të ligjit të pagave për koeficientët e pagave që mundësoi që zyrtarët të rrisin pagat e tyre deri në 78 për qind. Sipas përllogaritjeve për rritjen e pagave të funksionarë ve nevojiten mbi 15 milionë euro në vit.

    Të pakënaqur me pagat janë shprehur punonjësit në më shumë dikasterë si Drejtoria për të Ardhura Publike, Ministria e Kulturës, Shëndetësisë.

    Nga Banka Popullore udhëzojnë për kujdes me rritjen eventuale të pagave në sektorin publik, që mund të ketë ndikim në inflacionin dhe deficitin në buxhet apo dallimit midis të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhet. “Nëse parashihen rritje të caktuara që mund të nënkuptojnë nxitje të konsumit publik dhe eventualisht edhe presion mbi nivelin e çmimeve, kjo duhet trajtuar me kujdes”, thotë guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska.

    Ministria e Financave vlerëson se për shkak të inflacionit, tani nuk është koha më e favorshme për harmonizim dhe rritje të pagave në sektorin publik. “Unë nuk jam një ministër shumë i pëlqyer nga sindikatat, sepse them që nuk mund të rrisësh pagat në sektorin publik nëse nuk ka rritje të produktivitetit dhe nëse nuk rriten pagat në sektorin real. Besoj se tani nuk është koha më e favorshme sepse do të ketë implikime në inflacion dhe do të rrisë deficitin në buxhet. Harmonizimi i pagave nga Këshilli Ekonomiko-Social do të zgjasë më shumë, ndërsa metodologjia për rritjen e pagave mund të miratohet më shpejt”, thotë Fatmir Besimi.

    Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk pranojnë vonesa në rritjen e pagave të të punësuarve në sektorin publik dhe kërkojnë rritje të menjë hershme.

    Sindikatat theksojnë se afër 110 mijë të punësuar në sektorin publik marrin pagë pothuajse sa paga minimale apo 20.175 denarë, ndërsa shtojnë se pikërisht pagat e ulëta janë arsyeja kryesore pse punëtorët ikin jashtë vendit. Ata kërkojnë. që nga ky muaj menjëherë të rriten pagat e punëtorëve dhe jo nga viti 2024 si dhe të përcjell trendin e inflacionit në mënyrë që punëtorët të mbajmë fuqinë blerëse.

    Nga LSM shtojnë se në fund të ditës të gjithë janë administratë publike dhe nuk mundet që ministrat dhe zëvendëskryeministrat të jenë më produktivë se punëtorët që punojnë si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. “Për ne është krejtësisht e papranueshme që zyrtarë të tillë të emëruar dhe të zgjedhur të marrin paga mbi 2000 euro brenda natës në krahasim me 300 apo 400 euro paga në sektorin real. Metodologjia që parashikon se do të ketë rritje të pagave nga 2000 deri në 5000 denarë nga viti 2024 deri në vitin 2028 , që është krejtësisht e papranueshme për ne, sepse inflacioni i cili aktualisht është mbi 14 për qind tashmë i ka ngrënë 2000 denarët që kemi marrë në muajin mars. Kërkojmë rritje urgjente dhe të menjëhershme të pagave të punëtorëve”, thotë Ivan Peshevski nga LSM.

    Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, thotë se nëse pyetet ai të gjithë duhet menjëherë të marrin paga më të larta, por për këtë duhet gjetur një zgjidhje në Qeveri. “Nëse më pyesni mua, unë dua që të rriten pagat tani dhe menjëherë, mirëpo për këtë duhet të përcaktohen mundësitë dhe për këtë të diskutohet në Qeveri dhe pastaj të merren vendimet. Përndryshe kështu secili mund të thotë qëndrimin e tij individual, por kjo nuk do të kontribuojë në sajimin e vendimit” thotë Spasovski.

    Në ndërkohë, rritja me 78 për qind e pagave të zyrtarë ve u mundësua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e dy neneve të ligjit për pagat e zyrtarëve.

    Vendimi është marrë më 21 mars dhe me të janë shfuqizuar dy nene të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paga dhe kompensim tjetër të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, me të cilin deri më tani është përcaktuar një shumë fikse e pagës, e cila më pas ka shërbyer si bazë për përcaktimin e pagave të zyrtarëve sipas koeficientëve për vendin e punës me të cilin janë shumëzuar dhe baza është shuma e pagës mesatare të paguar vitin e kaluar sipas Entit Shtetëror të Statistikave .

    Gjykata thotë se kanë vendosur për kushtetutshmërinë e dispozitave kontestuese dhe jo për rritjen e pagave. Nuk ka përgjigje lidhur me periudhën e shkurtër kohore pas së cilës është shqyrtuar rasti dhe është marrë vendimi. “Gjykata Kushtetuese nuk është organ që vendos rritjen apo uljen e pagës, apo përcaktimin e përqindjeve dhe përllogaritjeve, por vetëm vlerëson kushtetutshmërinë e dispozitave të kontestuara, pra sipas kësaj, pretendimi se Gjykata ka rritur apo ulur pagat e të emëruarve dhe të zgjedhurve me vendimin e tij është i gabuar dhe i pabazuar për të cilin Kuvendi është kompetent me miratimin e një ligji, siç është ligji në të cilin përmbaheshin dispozitat e shfuqizuara”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.

    Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen është qëndrimi i Qeverisë. Mirëpo, nga atje thonë se po punohet për mundësinë e uljes së koeficientëve gjatë llogaritjes së pagave. Edhe pse baza për përllogaritjen e pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është duke u rritur, Qeveria posaçërisht po shqyrton mundësitë e uljes së koeficientëve për llogaritjen e pagave për personat e emëruar për të cilët ekziston mundësia ligjore, në mënyrë që të mos rëndojë buxhetit. “Ne apelojmë edhe te palët e tjera të interesit që të bëjnë të njëjtën gjë në kuadër të kompetencave të tyre ligjore. Përveç kësaj, aktualisht po punohet për zgjidhjen e një Kontrate të Përgjithshme Kolektive dhe Ligjin e Pagave që do të bëjë një zgjidhje sistematike për pagat në sektorin publik dhe do të sigurojë rritje të vazhdueshme, sipas metodologjisë së përcaktuar”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

    Një pjesë e ekspertë ve ekonomik thonë se rritja e pagave në sektorin publik tani është simbolike, dhe shtojnë se ato patjetër duhet të rriten. “Qeveria duhet të rrisë pagat në sektorin publik jo simbolikisht për dy mijë denarë, por së paku për 10 për qind. Inflacioni është 14 për qind dhe duhet të jetë së paku përafërsisht i njëjtë me inflacionin dhe në fund të vitit duhet të ketë një rritje tjetër sa inflacioni në vitin 2023”, shton Jovanoviq. Sipas tij për këtë ka të holla në buxhet sepse pagat e sektorit publik peshojnë rreth 20 për qind të buxhetit. Pra nuk ka dilema se përskaj pagave të funksionarëve duhet të rriten edhe pagat në sektorin publik dhe privat. “Mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen në një kohë shumë të keqe kur Qeveria refuzon të rrisë pagat në sektorin publik, dhe ka greva dhe protesta. Së pari, rritja nuk është e drejtë dhe për mendimin tim është e panevojshme. Qeveria sërish thjesht ngre supet dhe pretendon se nuk është kompetente. Por nuk është kështu, ajo duhet të tregojë ndershmëri dhe t’i ndryshojë ato ligje dhe të bëjë një përzgjedhje se kush do të ketë rrogë më të lartë. Nuk duhet të jemi kundër rritjes së pagave me 80 për qind për askënd. Edhe ato që kanë paga 300 euro duhet të kenë dyfishin e kë saj herë më shumë”, thekson Jovanoviq. Sipas tij në Austri pagat e funksionarë ve kanë pasur të njëjtin trajtim si të punëtorëve të tjerë , dhe ato janë rritur kë të vit me pesë për qind, njësoj si për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

    Ndryshe, akoma mbetet kontestuese mbetet metodologjia e përllogaritjes së pagave. Përderisa ekzekutivi angazhohet që bazë për përllogaritjen e pagave në sektorin publike të jetë paga bruto minimale dhe ndaj kësaj të shtohen pikët dhe vlera e pikëve që i miraton Kuvendi, sindikalistët angazhohen që për bazë të merret bruto paga mesatare për të punësuarit në vitin paraprak dhe shtesat e tjera. Sipas Lidhjes së Sindikatave, bazë për llogaritjen e pagave për punëtorët dhe funksionarët duhet të jetë paga mesatare mujore bruto e paguar në vitin paraprak sipas Entit Shtetëror të Statistikave, e cila do të shumëzohej me koeficientin e ndërlikueshmërisë. Njëherësh në pagën mesatare si përqindje do të llogariteshin edhe shtesat e pagave, ndërsa në këtë shumë do të llogaritej edhe përvoja e punës. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e RMV me vendim: Të reduktohet përdorimi i telefonave në shkollë

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV edhe këtë vit do t’ia mësyjnë Kroacisë për punë sezonale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë