Afrika e Jugut, fëmijët lexojnë me vështirësi deri në moshën 10-vjeçare

    Tetë prej 10 fëmijëve në shkollat e Afrikës së Jugut, kanë probleme me leximin deri në moshën 10-vjeçare, ka gjetur një studim ndërkombëtar.

    Afrika e Jugut është renditur e fundit, në mesin e 57 shteteve që janë vlerësuar në hulumtimin rreth përparimit në lexim.

    Në këtë studim kanë marrë pjesë 400.000 nxënës nga e gjithë bota.

    Hulumtimi është realizuar më 2021.

    Shkalla e analfabetizmit në mesin e fëmijëve të Afrikës së Jugut, është rritur nga 78 për qind, më 2016, në 81 për qind.

    Autoritetet kanë thënë se pandemia e koronavirusit e ka nxitur këtë rezultat.

    Ministrja e Arsimit në këtë vend, Angie Motshekga, ka thënë se përveç pandemisë, Afrika e Jugut po përballet me sfida të shumta, përfshirë varfërinë dhe pabarazinë.

    Edukimi është një prej shpenzimeve më të mëdha buxhetore për qeverinë në Afrikën e Jugut.

    Mungesa e materialeve të nevojshme për lexim dhe infrastruktura joadekuate në shkolla – përfshirë këtu edhe tualetet – i kanë kontribuuar krizës.

    Në anën tjetër, Singapori është renditur në vendin e parë.

    Studimi, po ashtu, ka treguar se, në përgjithësi, vajzat janë më përpara se djemtë në mësime, në pothuajse të gjitha vendet. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Përmbytje në Kroaci e Bosnje

    Lajmi i rradhës

    Ish-ministrat e arsimit deklarohen “pro” maturës shtetërore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë