Ambasadorja amerikane në vend Aggeler ka thënë se interesi i ShBA-ve është që të shohë Maqedoninë të bëhet anëtare e BE-së. Gjatë një vizite në UEJL, Aggeler tha se shpreson për zhvillime pozitive mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Nistori.
“Ajo që dua të them, atë që e kemi thënë edhe në Uashington, këtu por edhe ambasadori në Sofje, ne do të donim të shihnim Maqedoninë e Veriut të bëhet pjesë e BE-së dhe shpresojmë që ato bisedime të jenë të suksesshme pasi ardhmëria me prosperitet dhe e sigurt e këtij vendi është në BE, në zemrën e Europës është ajo që i takon”, tha Angela Aggeler, Ambasadore e ShBA-së.
E pyetur për hetimet për personat që janë në listën e zezë amerikane, Aggeler nuk deshi të komentojë duke thënë se nuk është pjesë e atyre organeve. /Nistori/