Aggeler: askush nuk thotë o Zot, nuk besoj se Grubi dhe Bexheti janë në listën e zezë

    Ambasadorja Angela Aggeler / Foto: Sloboden Peçat

    Ambasadorja e ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler tha se nuk është e habitur që ish-zv. kryeministri, Artan Grubi gjendet në “listën e zezë amerikane”.

    “Unë besoj në punët pozitive dhe gjithashtu kam shpresë në këtë vend, sepse besoj tek populli i Maqedonisë së Veriut. Besoj në qytetarët e vendit të cilët kërkojnë nga liderët e tyre dhe funksionarët e tyre që të ndërmerren aksione”, tha Aggeler.

    Aggeler në “Sloboden Peçat” tha se autoritet amerikane me vëmendje po i ndjekin hetimet dhe arrestimet dhe shpresojnë të japin fryte. E pyetur nëse është habitur që ka parë emrin e zv. kryeministrit Artan Grubi në “listën e zezë” amerikane, Aggeler u përgjigj se “Jo”.

    “Jo. Dhe supozimi im është se ndoshta askush në këtë vend, në mesin e qytetarëve, në drejtësi… nuk u habit kur pa emrin e tij në listë. Një nga gjërat që është fakt është kur Shtetet e Bashkuara shpallin emërimin e një individi dhe e njëjta gjë është edhe me gjyqtarin Bexheti, askush nuk thotë o Zot, nuk e besoj. Të gjithë e dinë në këtë vend se kush është i korruptuar. Dhe ju dhe unë e dimë, sinqerisht, se kjo është diçka për të cilën ne kemi punuar ngushtë me Uashingtonin për ta zgjidhur. Kanë kaluar shumë e shumë muaj. Kështu që nuk u befasova aspak. Isha shumë e kënaqur. Unë isha gjithashtu shumë e kënaqur që Uashingtoni ishte në gjendje të bënte njoftimin në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, 9 dhjetor. Kështu që nuk u befasova. Isha e kënaqur”, deklaroi Aggeler. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Merko emëroi për drejtor shkolle një bibliotekist pa arsim të përshtatshëm, MPB ka ngritur kallëzim penal

    Lajmi i rradhës

    Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë