Aggeler: E vështirë, por duhet të kalojnë ndryshimet kushtetuese

    Ambasadorja e ShBA-ve Angela Aggeler në programin “200” ka deklaruar se klasa politike në Maqedoninë e Veriut duhet të votojë pro ndryshimeve kushtetuese, edhe pse ky është një vendim i vështirë.

    Ajo tha se ky vendim është i domosdoshëm që vendi të shkojë përpara.

    Pa specifikuar partitë politike që kundërshtojnë këtë hap, ajo tha se me biseda do të tentojë të bindë ata që të mbështesin këto hapa.

    Alsat: Shpesh keni folur për një “vendim të vështirë” që klasa politike duhet të marrë, a mund të saktësoni se çfarë mendoni me këtë?

    “Vendim i vështirë tani është të bëhet një zgjedhje e duhur për të ecur drejt BE-së. E di që është e vështirë por duhet kaluar amendamenti kushtetues. E di që nuk është domosdoshmërisht popullor por është i domosdoshëm të shkohet përpara. Deputetët duhet votuar që të kalojnë amendamentin kushtetues, që sinqerisht vendi të mund të shkojë përpara.”

    Lajmi Paraprak

    Paga minimale në RMV sa për ujë dhe bukë!

    Lajmi i rradhës

    Papa Françesku: Homoseksualiteti nuk është krim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë