Aggeler: po shqyrtohen më shumë emra për në listën e zezë amerikane

    Ambasadorja amerikane në Shkup, Agjela Ageler, sot gjatë një vizite për promovimin e pajisjeve të reja JLTV në kazermën e Shtipit, u përgjigj edhe për gjendjen e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, duke shpreh gatishmërinë për të kontribuar në reformimin e gjyqësorit, përcjell Nistori.

    Në konferencën për media, ajo theksoi që gjendje e gjyqësorit është alarmante, sidomos kur dihet se besimi në këtë sektor është vetëm dy përqind në Maqedoninë e Veriut.

    “E ashtuquajtura lista e zezë është diçka që ligjet tona e kërkojnë, bëhet fjale për listë dinamike që vazhdimisht pëson ndryshime. Ka shumë emra që mund të përzgjedhen, për momentin disa po shqyrtohen nga Uashingtoni, po ndiqet situata, nuk kam datë fikse kur lista e zezë do të përditësohet, por ajo vazhdimisht bëhet”, deklaroi Ageler.

    Nga qershori i kaluar e deri para zgjedhjeve, kryetari i Komunës së Strugës nga BDI Ramiz Merko, biznesmeni Koço Angjushev, Orce Kamçev, nëna e tij Ratka, disa kompani të Kamçevit, Sergej Samsonenko dhe gruaja e tij Irina, kryetari i Karposhit Stevçe Jakimovski, ish. prokurorja publike speciale Katica Janeva.

    Disa prej të treguarve së bashku me familjet e tyre u ndaluan të hyjnë në SHBA (Merko, Angyushev, Jakimovski, Janeva), ndërsa disa morën sanksione ekonomike për shkak të ndikimit në drejtësi (Kamçevi dhe Samsonenko) ose për shkak të korrupsionit dhe përçarjes së proceseve demokratike (Sasho Mijalkov dhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski të cilët ishin të shënuar dhe në listën e zezë disa vite më parë).

    Edhe malazezi Miodrag Davidovic Daka ishte në listën e zezë për ndikimin dhe korrupsionin rus në Mal të Zi, i cili u përpoq të bënte një investim në Maqedoni në kohën e kryeministrit Zaev.

    Lajmi Paraprak

    Pandov dorëzon në Prokurori parregullsitë dhe shkeljet ligjore në burgun e Shutkës

    Lajmi i rradhës

    Si t’i bëni rrobat të mbajnë erë të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë