Agjencia për Komunikime Elektronike: Fëmijët në RMV kalojnë mbi pesë orë në internet

    Numër i madh i të miturve, kalojnë në shumë se 5 orë në internet.

    Kjo shifër, doli në pah nga anketa e realizuar nga Agjencia për Komunikime Elektronike, në të cilën thuhet se 39% e të anketuarve tregojnë se të miturit në familjet e tyre kalojnë më shumë se pesë orë të kyçur në internet.

    Sipas anketës, në katër vitet e fundit, ka shënuar rritje numri i familjeve ku qasja në internet përdoret edhe nga të miturit, ndërsa 85,6 për qind e të anketuarve thonë se të miturit e përdorin internetin çdo ditë.

    Qytetarët thonë se fëmijët madje kalojnë edhe më shumë se 5 orë në internet. Ata vlerësojnë se kjo është papërgjegjësi e prindërve.

    “Kam nipër që nuk largohen nga telefoni…. Nuk është mire, më mire është që librat t’i mbajnë në dorë sesa telefonin, por edhe ne pleqtë ato shkollë ua japim…. përgjegjësia e prindërve është që të shpëtojnë nga fëmijët, jepja telefonin dhe vazhdon punën e vetë… ilaç për këtë është që të përkushtohen më shumë, unë jam gjyshe por ky është mendimi im”, thotë një qytetare.

    “Kam dëgjuar prej doktorëve që nuk është mirë për trurin, e dëmton memorien e fëmijëve…. Duhet me u dhënë lojëra që nuk janë me telefon. Siç kemi luajtur ne kur kemi qenë të vegjël edhe këta të luajnë. Ka topa, nëpër zalle, nëpër parqe, libra”, thotë një qytetar.

    “Duhet disiplinë të bëhet për fëmijët, unë jam trajner në gjermani për sport, për kikboks. Por për fëmijët duhet patjetër duhet sport për fëmijët. Sepse ata orë që rrinë në shtëpi nuk bëjnë sport, nuk kanë aktivitet, as ajër nuk mund të marrin sidomos në periudhën gjatë koronës kur gjithçka ishte e mbyllur edhe në Gjermani është njëjtë… Pesë orë është shumë, sa e di unë një orë ose dy në ditë”, u shpreh një qytetar tjetër.

    Sociologët thonë fëmijët të cilët kalojnë kohë të gjatë në internet ballafaqohen me pasoja të ndryshme fizike, psikike dhe psikologjike. Profesori Besnik Memeti alarmon se ata fëmijë mbeten të pa socializuar dhe krijojnë botën e tyre të imagjinuar.

    “Kjo ka efekt negativ tek vet zhvillimi i fëmijës, si në aspektin motorik sepse nuk kanë kohë të merren me sport, por tan kohën e kalojnë në internet, pastaj është dëmtimi i boshtit kurrizor, dëmtimi i shikimit…Ne e shohim se këto fëmijë që e kalojnë një kohë jashtëzakonisht të madhe në përdorimin e telefonave celular, në fakt kanë probleme në vet  integrimin në shoqëri dhe rrethin social. Ne e dimë se për fëmijën më e rëndësishme është shoqërimi me rrethin social. Por tek fëmijët tonë në kohën moderne nuk e shohim këtë”, tha Besnik Memeti, sociolog.

    Sociologu Memeti thonë se 80% e prindërve nuk kanë kontroll tek vetë fëmijët e tyre se sa kohë harxhojnë në internet. As edhe për atë se sa janë të përshtatshme aplikacionet dhe rrjetet sociale të cilat fëmijët i përdorin. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Benzema lojtari i dytë me më shumë gola në histori të Real Madridit

    Lajmi i rradhës

    EShR: Buxheti i Maqedonisë për 23 milionë euro më “i varfër”!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë