Është zbuluar identiteti i burrit të guximshëm që çarmatosi një nga sulmuesit në Sidnei. Bëhet fjalë për një burrë 43-vjeçar me emrin Ahmed al Ahmed, i cili zotëron një dyqan frutash në Sutherland.
Babai i dy fëmijëve u qëllua dy herë gjatë aktit, sipas të afërmit të tij që foli për 7News.
“Ai është në spital dhe ne nuk e dimë saktësisht se çfarë po ndodh brenda”, tha një burrë me emrin Mustafa.
Mediat australiane raportojnë se Ahmed al Ahmed u shtrua në spital për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Mustafa tha se kushëriri i tij ndoshta shpëtoi jetë të panumërta kur u përball me sulmuesin.
Të paktën 11 njerëz mbetën të vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur, njoftuan autoritetet australiane. Të shtënat thuhet se kishin për qëllim një ngjarje hebraike për Hanukkah, festivalin e dritave.
Incidenti u karakterizua si sulm terrorist.






