“Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, le të përgatitet mirë për në fushë të mejdanit”, kështu deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në Bogovinë, përcjell Nistori.
Ahmeti mes tjerash tha se e mbështet idenë që në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”.
„Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Hristijan Micksoki këtu është para prove a është burrë që I mban fjalët apo vetëm e ka thënë për të friguar opozitën maqedonase. Opozita maqedonase duhet të jetë e guximshme sepse nuk kanë çfarë të humbin le të përgatitet mirë sot 1 vjet në fushë të mejdanit me VMRO-në, ne në fushë të mejdanit me të gjithë ata që nuk mendojnë si ne, dhe ata që nuk mendojnë si ne sot hiqen si përfaqësues të shqiptarëve në institucionet e vendit”, deklaroi Ahmeti.
Ndryshe, BDI javë më parë ka nisur fushatën me takime tet-a-tet me qytetarët. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti bashkë me eksponentët tjerë të partisë së tij, takimet me qytetarët i kanë filluar nga Mateçi i Likovës. Takimet e BDI-së do të vazhdojnë edhe në vende të tjera ku do të shpalosin pakënaqësinë e tyre. /Nistori/