Ajdari: e izoluat RMV-në / Mexhiti: ju e futët në Ballkanin e Hapur të Vuçiqit

    Deputetja e Frontit Europian, Rina Ajdari kritikoi qeverinë për eurointegrimet, që siç tha, Maqedonia ka mbetur e izoluar ndërkohë që vendet e rajonit kanë ecur para. Ajdari tha se shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e vendit duan integrimin e Maqedonisë në BE. E për këtë, reagoi zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti që siç i tha Ajdarit, “gojën plotë e keni pas me integrime, por Maqedoninë e futët në “Open Ballkanin”, e Vuçiqit”, përcjell Nistori.

    “Ajo që duhet dhe do të mbani përgjegjësi është se Maqedonia e Veriut tani është në izolim. Shqipëria ecën përpara, Mali i Zi ecën përpara, të gjitha vendet e rajonit po ecin përpara dhe Maqedonia e Veriut do të ngelet në izolim. Zotëri ministër, shqiptarët, por unë besoj se edhe qytetarët e tjerë të këtij vendi e duan integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por shqiptarët e duan shumë se edhe statistikat e tregojnë këtë. I keni parë ato statistika? Që nuk ka lëvizje qe 20 vite që bëhen këto matje të opinionit publik dhe për këtë do të mbani përgjegjësi”, tha Ajdari.

    “Gojën plotë e keni pas me integrime, por Maqedoninë e futët në “Open Ballkanin”, e Vuçiqit. Kjo ishte ajo e arritura më e madhe. Unë e kuptoj edhe shqetësimin tuaj që nuk keni më mundësi për ta destabilizu vendin, për protesta, për ta keqpërdorur Ligjin e Gjuhëve, për shkak se u konstatua se në mënyrë joligjore në Gjykatën Administrative është zgjedhur nga parlamenti i kaluar që e ka udhëhequr z.Talat Xhaferi dhe qeveria Ahmeti-Grubi, pra pikërisht ajo gjykatëse që e problematizojë deri tash Ligjin e Gjuhëve, tash nuk e keni. Nuk keni mundësi për ta destabilizu vendin”, tha Mexhiti.

    Lajmi Paraprak

    RENTAMAN

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë