Aksidenti me autobusin e NQP-së, deklarohet shoferi: mjaft më me automjete lecka, po i lëndojmë udhëtarët

    “Unë nga Saraji deri në Autokomandë i di edhe gropat më të vogla dhe atë linjë e vozis dhe mua të më ndodhë, më janë zbardhur flokët nga timoni. Me vjen keq për udhëtaret, por kësi gjëra nuk mund të ndodhin. Mjaft më me automjete lecka dhe të vrasim udhëtarë që janë të pa fajshëm”, deklaroi Fevzi Arifi, shofer.

    Me këto fjalë iu drejtua drejtorit të ri të NQP-së, shoferi i autobusit i cili dje u përplas në murin mbrojtës afër qendrës Mavrovasja. Sipas shoferit, autobusi nuk ka qenë në gjendje të mirë, ka pasur defekt dhe kjo ka bërë që të humb kontrollin dhe të përplaset në murin mbrojtës, ku si pasojë u lëndua edhe shoferi por edhe udhëtarë.

    “Para se të ndodhë unë dëgjova se plasi diçka në timon dhe me tërhoqi, e unë të hyrë atje… unë e tërheq timonin në të djathtë me ngjiti lartë…”, tha Fevzi Arifi, shofer.

    Drejtori i ri i NQP-së thotë se ende nuk dihen arsyet e ngjarjes dhe se pritet që organet kompetente të dalin me detaje për arsyen e aksidentit.

    “Unë vetëm dua që të mos ketë deklarata paushalle, të lejojmë që institucionet të japin sqarimet e arsyes përse ka ndodhur aksidenti. Unë nuk jam kompetent, është dhënë urdhër që të punojnë dhe të shohin cila ka qenë arsyeja, nga MPB kanë bërë mbikëqyrje dhe janë kompetent të thuan a ka qenë autobusi në rregull a jo, apo ka ndonjë arsye tjetër për ngjarjen”, tha Dragi Kushovski, drejtor i ri i NQP-së.

    Sipas MPB-së, përveç shoferit edhe tre pasagjer u dërguan dje në spital pas aksidentimit të autobusit të NQP-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Asnjë shqiptar në njësinë elitare të ushtrisë “Ujqit”

    Lajmi i rradhës

    Higjiena në Çair lë për të dëshiruar, Ganiu hedh fajin mbi Higjienën Komunale dhe qytetin e Shkupit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë