Aksionet dhe letrat me vlerë janë garancion që Kamçevi nuk do të arratiset nga shteti

    “Orka Holding”, “Pellagonia”, “Stopanska Banka ASH.Manastiri”, aksione, letra me vlerë, tokë në Manastir dhe Dellçevë. Kjo është një pjesë e pronës me të cilën biznesmeni Orce Kamçev garanton se nuk do të arratiset nga shteti, mëson Alsat. Bëhet fjalë për shumë prej rreth 11 milionë eurove, prej të cilave 200 mijë janë të holla në dorë. Sipas informacioneve të televizionit Alsat, gjykatësit Zoran Dimitrievski, Enver Bexheti dhe Lirië Elezi kanë vendosur nëse Kamçevit duhet t’i pranohet garancia. Avokatët janë të kënaqur nga vendimi.

    “Garancia që është ofruar nga zotëri Jordan Kamçev është dhjetë herë më e lartë se vepra e supozuar penale dhe dëmi që Prokuroria e kërkon nga të gjithë të akuzuarit në rastin “Parcelat në Vodno”- tha Toni Menkinovski- avokat i Kamçevit.

    Biznesmeni Kamçev vendimin për heqjen e paraburgimit e priti në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Gjykatësi Ilija Tërpkov i miratoi kurim në spitalin privat “Sistina”. Si është gjendja e tij aktuale shëndetësore nga spitali nuk tregojnë, duke u thirrur në besueshmërinë  e informatave për gjendjen shëndetësore të pacientëve.

    Biznesmeni Kamçev gjykohet për rastin “Parcelat në Vodno”, ku akuzohet për pastrim parash. Për këtë rast gjykohet edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov. Edhe ai nga Shutka doli me garanci të ofruar, e cila është pranuar nga Gjykata e Apelit. Ai ofroi 11,1 milionë euro pasuri të paluajtshme për rastin “Thesari”, pronë e cila, siç raportoi më parë Alsat, tashmë ishte nën hipotekë në një bankë, e cila pranoi t’i paguante hipotekën shtetit në rast se Mijalkov arratiset.  Kryeprokurori Ljubomir Joveski, publikisht tha se bëhet fjalë për Bankën Komerciale, nga ku njoftuan se nuk janë ata, por Gjykata e Apelit është ajo që ia hoqi paraburgimin Mijallkovit. Nga banka sqaruan se ata nuk kanë hequr dorë nga hipoteka, por janë dakord që shteti të ketë prioritetin e parë në vend të bankës./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Organizatat bullgare në RMV kërkojnë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

    Lajmi i rradhës

    ShBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë