Alarm i rrejshëm për bombë në Kumanovë

    Paraditen e sotme qytetarët e Kumanovës dyshuan për një valixhe me eksploziv në rrugën “Dr. Ribar”.

    Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë konfirmuan se është kontrolluar valixhja në fjalë dhe se e njëjta ka rezultuar të jetë e zbrazët.

    “Më 10.07.2024, në ora 09:46 në SPB-Kumanovë, N.I. nga Kumanova ka raportuar se në rrugën “Dr. Ribar” në Kumanovë ka gjetur një çantë, e cila dukej e dyshimtë. Policët nga SPB-Kumanovë menjëherë e kanë siguruar vendin dhe pas kontrolleve është konstatuar se bëhet fjalë për një çantë të zbrazët”, thonë nga SPB-Kumanovë.

    Lajmi Paraprak

    Llogaritja e indeksit të masës së trupit

    Lajmi i rradhës

    “Organet shtetërore nuk kanë të drejtë të vendosin për pensionimin e Kacarskës”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë