Alarm për bombë në disa shkolla të RMV

    Denoncime për vendosjen e mjeteve shpërthyese në emailet zyrtare të disa institucioneve arsimore në Shkup dhe qytete të tjera të vendit janë pranuar sot në mëngjes.

    Sipas MPB-së, mëngjesin e sotëm ka pasur kërcënim me bombë në disa shkolla në Shkup, Koçan, si dhe në dy shkolla në Shtip.

    Gjithashtu edhe ne disa shkolla te Tetovës dhe rajonit, ne shkollen fillore “Kirili dhe Metodi”, “Naim Frasheri”, e shkolla të tjera te këtij rajoni.

    Në disa shkolla, pas inspektimeve nga MPB, mësimi ka rifilluar.

    MPB njofton se gjatë ditës do të ketë më shumë informacione për këto raste.

    Lajmi Paraprak

    Gjermani, sabotazhe ruse në prag të zgjedhjeve?

    Lajmi i rradhës

    Gjermania dhe Maqedonia e Veriut: partnerë të pandashëm në sferën e tregtisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë