AUSHVICI – tragjedia më e madhe në historinë e njerëzimit (Video)

    Më 27 janar të vitit 1945, forcat sovjetike kanë hapur dyert e Aushvicit, atij që konsiderohet si kampi më famëkeq i vrasjeve në historinë e njerëzimit. Në këtë video kthehemi mbrapa në kohë për të kuptuar si kanë rrjedhur ngjarjet, ashtu që të realizohet plani i liderit të nazistëve, Adolf Hitlerit për shfarosjen e hebrenjve. Ky material është publikuar fillimisht më 26 janar 2020, njofton REL, përcjell Nistori.

    Kampi Aushvic, nazistët, hebrenjtë, malltretime, vrasje, dhoma gazi…Secilin element të Holokaustit nuk e përshkruajmë dot – si një ndër ngjarjet që mori jetën e 6 milionë hebrenjve.

    Më 1933, nazistët, në krye me Adolf Hitlerin, nisën bojkotimin e bizneseve hebreje. Ky bojkotim u pasua me djegien në masë të librave të autorëve hebrenj.

    Nazistë kanë miratuar ligje që kufizononin një varg publikimesh nëpër gazeta, më pas ndalonin martesat e gjermanëve me hebrenj dhe u pamundësonin këtyre të fundit marrjen e shtetësisë gjermane.

    Më 1938, hebrenjtë ishin të detyryar që në dokumentet e identifikimit të përdornin një emër të mesëm, “Sara” për gratë dhe “Izrael” për burrat për t’u shënjuar si hebrenj.

    Dëshmitarët e Holokaustit po vdesin çdo ditë dhe vetëm disa qindra persona janë ndëshkuar dhe vetëm disa qindra persona janë ndëshkuar për krimet në Aushvic, për dallim nga rreth 7.000 zyrtarë nazistë që besohet të kenë punuar aty.

    Për shkak të namit që ka, Aushvicin tani e vizitojnë miliona njerëz brenda vitit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si i mbajti Tito jugosllavët së bashku në një shtet federativ?

    Lajmi i rradhës

    Një libër me “Avis” nga një Rara Avis

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë