“Duam të jetojmë”; “po luani me jetën e pacientëve” – Protestojnë pacientët me fibrozë cistike

    Mjaft me negociata, po luani me jetën e pacientëve. Këto janë vetëm disa nga thirrjet e pacientëve me fibrozë cistike të cilët dolën në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi shteti mbetet i shurdhër ndaj kërkesave të tyre. Personat që vuajnë nga fibroza cistike thonë se deri më tani me gjithë premtimet e Ministrisë, Fondit dhe Reparteve ku trajtohen pacientët, nuk ka përmirësim në trajtimin e sëmundjes dhe gjendja shëndetësore e secilit prej tyre është duke u përkeqësuar.

    Mjekët shpresojnë se shteti do të gjejë një mënyrë për t’i ndihmuar përmes fondit për sëmundje të rralla. Ata zhvilluan edhe një takim me ministrin Bekim Sali, ku mori pjesë edhe drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Fushtiq, e cila tha se duhet gjetur mënyra dhe duhet të vijojnë bisedimet në Qeveri me Ministrinë e Financave.

    “Trajtimet bazë që duhet t’i marrin vonohen dhe kjo na shqetëson neve prindërve, që na shtyjnë të kërkojmë opsione tjera. Por qëllimi ynë është të mbetemi këtu në Maqedoni dhe të përpiqemi që fëmijë tanë ta gjejnë këtu jetesën”, tha Elmir Sejfullai, prind i pacientit.

    “Është rritur ndërgjegjësimi për terapitë e reja, ndaj Shoqata do të jetë më aktive në apelimin për mundësinë e terapisë që nuk është e lirë dhe për këtë arsye në këtë kohë krize nuk është e lehtë të gjenden mjete. E drejta për trajtim në kushtet kur ekziston një terapi e tillë, veçanërisht për një kategori të caktuar pacientësh që janë në fazën më të avancuar të sëmundjes dhe për të cilët terapi do të thotë jetë, mendoj se as gjendja dhe as financat nuk duhet të jenë pengesë dhe duhet gjetur një mënyrë për të ofruar terapinë”, deklaroi Stojka Naceva-Fustiq, Drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Prindërit e fëmijëve serbë të vrarë, kërkojnë nga Vuçiqi dhe Prokuroria të tregojnë të vërtetën për masakrën në kafenenë “Panda” në Pejë

    Lajmi i rradhës

    Momenti kur sulmohet një ekip gazetarësh në Zubin Potok (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë