Edhe shkollat në Tetovë preken nga alarmet për bomba të rreme

    Alarm për bomba të rreme edhe në shkollat fillore në Tetovë, edhe atë në shkollën “Liria” dhe “Kirili dhe Metodij”. Sipas SPB Tetovë, nxënësit e shkollave janë evakuar për siguuri dhe janë liruar nga detyrimet e orëve mësimore, shkruan Nistori.

    “Bomba është e vendosur në shkollë, do të shpërthejë shumë shpejt. Do të ketë viktima. Mos më pyetni asgjë. I kam fshirë të gjitha dëshmitë, asgjë nuk do të pranojë. Kjo është një përshëndetje nga unë, hoho” – shkruan në emailet e shkollave të kërcënuara me bombë.

    Më herët alarm për bombë ka pasur edhe në shkollat e mesme dhe fillore në Shkup, Gjevgjeli dhe Kavadar. Nga MPB më herët kanë njoftuar se kërcënime për bomba janë duke u hetuar, por se nuk mund të gjenden autorët për shkak se kërcënimet vijnë nga jashtë vendit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BE pret rritje të numrit të refugjatëve në të ardhmen

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Kovaçevski nuk ka kapacitet për të udhëhequr me Qeverinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë