Kairo është një nga metropolet më të mëdha të botës. Po aq i bukur, sa edhe i çmendur dhe po aq i pasur me tregime dhe rrëfime historike dhe rrënoja të panumërta me vlerë muzeale.
Kairo është qyteti i dashurisë dhe urrejtjes, mes smogut dhe trafikut të çmendur, faktorë të cilët të pushtojnë çdo sens, ky vend mitik është më shumë se sa ju keni parashikuar.
Plot energji, Kajro është portretizimi i jetës moderne egjiptiane dhe stilit kontroversal të rrugës. Të gjitha udhëtimet në Egjipt janë të paplota nëse nuk keni kaluar disa ditë në Kairo.
I vendosur krah deltës së lumit Nil, Kairo, i ka rezistuar historisë së botës, duke prodhuar ngjarje të jashtëzakonshme, rrënjët e të cilave i gjen ende sot. Kompleksi i Piramidave të Gizës, qyteti antik i Memfisit janë vetëm një pjesë e historisë së këtij qyteti, që renditet në klasifikim si i 15-ti ndër metropolet më të mëdha të botës e njëkohësisht një megapolis i antikitetit.
Kairo modern është themeluar në vitin 969 të erës sonë nga dinastia Fatimid. Që prej kësaj periudhe e deri më tani, ky qytet është konsideruar si një pikë ku takohen ideologji politike, besime dhe kultura të panumërta. Për më shumë se dy shekuj, të gjithë e kanë konsideruar si “Qyteti i 1000 minareve”, për shkak të numrit të madh të tyre në qytet.
Piramidat e Gizës
Piramidat e Gizës janë destinacioni i parë turistik, që turistët e shumtë vizitojnë në Kairo. Të shtrira në kufijtë e qytetit, këta katër tempuj funebër të katër dinastive që kanë drejtuar qytetin, kanë intriguar gjatë gjithë ekzistencës së tyre eksplorues nga e gjithë bota. Ky kompleks nekropolit përbëhet nga Piramida e Keopsit, Piromida e Kferit, Piramida e Menakurit dhe Tempulli i Sfinksit.