Mungesa e vend parkingjeve bllokon rrugën në Kodrën e Diellit, turistët kërkojnë rend (Foto)

    Fotografia: Nistori

    Kolonë kilometërshe, pritje të gjata, ecje në në këmbë, nervozizëm, e gjithë kjo si mungesë e parkingjeve në Kodrën e Diellit. Turistët sot që në mëngjes janë përballur me probleme në rrugën që shpie në Kodrën e Diellit. Sipas fotografive të Nistori-t shihet kaos dhe qytetarët i parkojnë veturat më poshtë dhe detyrohen të ecin në këmbë deri te hoteli apo ski lifti, shkruan Nistori.

    Turistët kërkojnë rend nga organet kompetente, sepse problemi me parkingun pothuajse çdo vit i ndjek turistët dhe pushimi u kthehet në irritim.

    “Unë nuk mund t’i kuptoj këta që janë përgjegjës. Këta edhe duan turistë ama jo edhe të na lehtësojnë punën me vend parkimet. Ne vijmë për relaks dhe jo të lodhemi. Duhet rend ose të paktën të organizojnë transport dhe të mos i kemi këto probleme çdo vit. Pa vend parking është kot,.” – shprehet Orhan Avdiu për Nistori.

    “1 orë e tepër kam prit. Isha me fëmijë dhe kisha frikë mos të prishet vetura dhe nga ftohti do te duhej të ecnim në këmbë deri te hoteli, por ishim larg me veturën.” – shprehet qytetari që kërkoi të mbetet anonim.

    Sipas informacioneve të Nistori-t bllokimi vazhdon edhe më tej, por jo me intensitet si në orët e mëngjesit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vetëm një agjenci e pavarur do ta luftojë krimin dhe korrupsionin në RMV

    Lajmi i rradhës

    Petkov: Vij me ton konstruktiv, me gatishmëri për fillim të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë