Ukraina kërkon vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

    Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e akuzoi Rusinë për kryerje të një “masakre” të qëllimshme në qytetin e Buçës, që gjendet pranë Kievit.

    Ai u bëri thirrje vendeve të G7-ës që të vendosin sanksione “shkatërruese” ndaj Moskë.

    “Ne ende po mbledhim trupat e pajetë, por deri më tani numri ka shkuar në qindra. Trupa të pajetë janë nëpër rrugë. Ata vrasin civilë kur ishin aty dhe kur u larguan nga fshatrat dhe qytetet”, citohet të ketë thënë Kuleba.

    Më herët, një zyrtar lokal në Buça tha se afër 300 civilë janë vrarë gjatë kohës kur forcat ruse e kanë kontrolluar Buçën. Ky qytet u rimor nga forcat ukrainase një ditë më parë.

    Në rrjete sociale janë publikuar pamje të trupave të pajetë në rrugët e këtij qyteti.

    Rusia ende nuk ka reaguar lidhur me këto pretendime. Moska vazhdimisht thotë se nuk sulmon civilët, pavarësisht provave të shumta që dëshmojnë të kundërtën. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Gjermania heq pothujse të gjitha masat kundër pandemisë | Çfarë do të ndodhë me vaksinimin e detyrueshëm

    Lajmi i rradhës

    A është buka e zezë vërtet më e shëndetshme se e bardha?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë