Votuesi serb që e shiti votën: Nuk do të votoj, sepse dikush u pagua 40 euro, kurse unë vetëm 25 euro (Video)

    Serbia dje mbajti zgjedhje të trefishta – lokale, parlamentare dhe presidenciale.

    Se praktika e mitmarrjes vazhdoi edhe këtë vit vërtetohet nga rasti i një votuesi nga Apatini, i cili pranoi publikisht se kishte marrë para për të votuar.

    Të themi të vërtetën, ai u ankua se nuk do të votonte sepse kishte marrë vetëm 3000 dinarë (25 euro), ndërsa të tjerët nga 5000 dinarë (42 euro), raporton nova.

    Ndërkohë, në zgjedhjet në Jajinci, anëtarët e SNS-së mbyllën objektin e bashkësisë lokale dhe disa qytetarë dyshojnë se brenda saj po ndodh mashtrime me vota.

    Njëri prej tyre ka tentuar të hyjë në dhomë, por ata e kanë larguar dhe e kanë ndaluar të hyjë në zyra, megjithëse e ka kërcënuar se do të lajmërojë policinë.

    Ndryshe, votuesit do të kenë të drejt të hedhin votën e tyre në kuti deri në orën 20:00.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është vaj ulliri biologjik?

    Lajmi i rradhës

    Ukraina ka sot rëndësi, por edhe Bosnja kishte 30 vjet më parë: Ku ishte reagimi i sotshëm, dikur?

    Lajme tjera

    ME MENDJE NË KABUL

    REFUGJATËT E PARË AFGANË ARRIJNË NË SHQIPËRI. Lina kishte dalë nga shtëpia e saj në paraditën e 25…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë