Ali Ahmeti kërkon që të votohet programi më i mirë zgjedhor (Video)

    Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka votuar në Kërçovë nga ku ka thënë se zgjedhjet janë pasqyrë e demokracisë, njofton Nistori.

    Sipas tij, është investuar në standardin e vendit dhe se shprson që qytetarët të përcaktohen për frymën dhe programin më të mirë që ata mendojnë se duhet të votohet.

    “Këto zgjedhje po shtrohen për zgjidhje përfundimtare. Në këto 20 vite jemi përballur me vështirësi të shumta, kemi pasur kundërshti të ndryshme që bëheshin pengesë për anëtarësimin e vendit në NATO, por edhe pengesa për hapje të negociatave për në Bashkimin Europian,” – u shpreh kreu i BDI-së.

    Ahmeti shpreson në një proces të pranueshëm zgjedhor nga të gjitha palët që marrin pjesë në këtë garë zgjedhore. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Real Madridi po përgatitet për transferimin shokues të Mohamed Salah

    Lajmi i rradhës

    Mbi 30% e qytetarëve të RMV-së kanë votuar deri në orën 15:00

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë