Ambasada Amerikane në RMV dënon komentet e Xhambaskit: Janë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme

    Komentet e eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski ishin të papërgjegjshme dhe të rrezikshme dhe SHBA-ja dënon pa kushte të gjitha kërcënimet me dhunë, thonë nga ambasada amerikane në në Maqedoninë e Veriut.

    “Këto çështje duhet të trajtohen me dialog, jo me retorikë dhe ne kemi bërë thirrje për de-përshkallëzimin e çdo gjuhe agresive në të dy anët e kufirit”, thonë nga Ambasada Amerikane duke u përgjigjur në pyetjen e “360 shkallë” nëse ata kanë ndonjë koment për deklaratat e fundit të eurodeputetit nga Bullgaria Angel Xhambaski dhe rekomandimin e Këshillit të Sigurisë pranë Presidentit të Shtetit për ndalimin e hyrjes së eurodeputetit dhe disa shtetasve të tjerë të Bullgarisë për arsye sigurie.

    Dje në një prononcim për “Nova” bullgare, duke komentuar deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski se do t’i propozojë Qeverisë që të shpallet persona non grata, Xhambaski në mënyrë indirekte e kërcënoi me atentat, duke kujtuar vrasjen e mbretit serb Aleksandar Karagjorgjeviq.

    Deklarata e Xhambaskit e komentoi edhe ambasadori evropian David Geer, duke theksuar se ajo mund të interpretohet si kërcënim, por edhe se absolutisht nuk përfaqëson qëndrimin e BE-së.

    Ai thotë se pretendimet e deputetit të Parlamentit Evropian, të cilat i referohen pretendimeve territoriale, nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë BE-në.

    Lajmi Paraprak

    O bijtë e babës me ambalazh kuq e kaltër

    Lajmi i rradhës

    Përse është i domosdoshëm konsumi i proteinave në mëngjes?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë