Ambasada e Gjermanisë në Shkup me njoftim për ata që duan të aplikojnë për termine

    Nga Ambasada e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se regjistrimi i terminieve sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht aplikimet për termine për muajin mars mund të bëhen duke u regjistruar në listën e pritjes për termine nga data 01.02.2022 në orën 10:00 deri më 15.02.2022 në orën 10:00, përcjell Nistori.

    Nga Ambasada njoftojnë se personat e interesuar mund të marrin informacione shtesë në linkun në vijim: https://skopje.diplo.de/…/service/visa-einreise/-/2493044

    Caktimi i  termineve për aplikime sipas “Rregullores së Ballkanit Perëndimor” / Njoftimi zyrtar i Ambasadës

    Për caktimin e terminineve për viza sipas § 26 paragrafi. 2 të Rregullors për Punësim (“Rregullorja për Ballkanit Perëndimor”) do të përdoret një lloj procedure e shortit.

    Për këtë qëllim, në fillim të çdo muaji do të aktivizohet një listë e re regjistrimi  terminesh për aplikim. Kjo listë do të jetë e hapur për regjistrime për një periudhë të caktuar kohore (afërsisht rreth 2 javë). Lista në fjalë nuk do të mbyllet si më parë, kur të jetë arritur numri i caktuar i regjistrimeve. Në vend të kësaj, lista e regjistrimit do të mbyllet në një ditë të caktuar dhe një gjenerues i rastësishëm, i kontrolluar nga kompjuteri, do të zgjedhë në një procedurë lotarie se cili nga personat e regjistruar do të marrë termin për aplikim në muajin e ardhshëm. Lidhur me detajet e hapjes së listës  për regjistrim, do t’Ju informojmë me kohë në faqen tonë të internetit dhe në faqen tonë të Facebook-ut.

    Procedura e tërheqjes së shortit zbatohet në Ministrinë për Punë të Jashtme në Berlin, nën mbikëqyrjen e më shumë personave. Personat që kanë fituar një termin, do të njoftohen nga Ambasada për datën dhe orën e saktë të terminit për muajin e ardhshëm.

    Të gjitha regjistrimet marrin pjesë në short, pavarësisht se kur janë bërë ato. Prandaj, një regjistrim i hershëm nuk ka përparësi ndaj një regjistrimi të mëvonshëm.

    Nuk lejohen më shumë regjistrtime për një person. Nuk është e mundur të ndryshohen të dhënat pas regjistrimit.  Nuk lejohet dhënia e terminit një personi tjetër. Përfshirja e palëve të treta (p.sh. një agjencie) nuk është e nevojshme dhe nuk sjell asnjë përparësi. Ju lutemi merrni kohën e duhur për t’u regjistruar në sistem, dhe sigurohuni që të dhënat që keni shënuar të jenë të sakta dhe korrekte.

    Hyrja në Zyrën e vizave – edhe nëse keni një termin të konfirmuar – do të lejohet vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikuesit përputhen plotësisht me ato të regjistrimit për Termin.

    Regjistrimet që nuk kanë marrë një termin, në fund të muajit do të fshihen. Të gjithë personat që nuk kanë marrë njoftim për termin deri në fund të muajit, nuk kanë rezultuar të suksesshëm në procedurën e shortit (lotarisë) dhe mund të regjistrohen në listën e termineve  për muajin në vijim. Ju lutemi përmbahuni nga pyetjet përmes emajlit. Për të marrë pjesë në procedurën e shortit për termine në muajin e radhës, nevojitet regjistrim i ri.

    Termine për aplikim për vizë sipas “Rregullores së Ballkanit Perëndimor” mund të caktohen vetëm në këtë mënyrë. Ambasada nuk cakton termine të veçanta, andaj Ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet lidhur me procedurën e përmendur.

    Lajmi Paraprak

    E HUMBUR NË KULTURËN TIME

    Lajmi i rradhës

    Asnjë projekt për shkollën në Idrizovë, premtimet përsëriten

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë