Ambasada e ShBA-së nuk është e kënaqur nga zgjedhja e Abazit

    Magleshov: Ambasada e ShBA-së nuk është e kënaqur nga zgjedhja e Abazit

    Në komentin e tij rreth vërejtjes së Ambasadores së ShBA-së në vend, lidhur me zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi, gazetari i BIRN Vasko Magleshov vlerëson se bëhet fjalë për një qëndrim të ashpër i cili nuk është vërejtur në 10 vitet e fundit, përcjell Nistori.

    “Nuk mbaj mend nga viti 2015 deri më sot që Ambasada të kishte një qëndrim kaq të ashpër, lidhur me zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vokabulari është përzgjedhur me kujdes, megjithatë fjalët si çuditshëm, tregojnë se Ambasada ka disa aspekte të caktuara rreth të cilave nuk mund të jetë e kënaqur”, tha Magleshov

    Për Darko Avramovskin, nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, modeli zgjedhor për njeriun e parë të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është i keq, edhe pse siç thotë, mund të precizohen disa dispozita.

    “Modeli në thelb është i mirë, ajo që duhet punuar është që të precizohen disa dispozita. Fakt është se vetë institucionet në veprimet e tyre duhet të dëshmojnë integritet dhe zbatim të atyre parimeve të mirëqeverisjes dhe menaxhimit të mirë që jo gjithmonë duhet të jenë të shkruara”, thotë Avramovski.

    Joshevska: Prokurorët nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit vetë ta zgjedhin shefin tyre

    Avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska e ftuar në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat, derisa komentoi zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, vlerësoi se do të ishte më mirë sikur në zgjedhje të përfshiheshin vetëm prokurorët e prokurorisë konkrete. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Anne Frank: Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasuri dhe forcë, por në karakter dhe mirësi

    Lajmi i rradhës

    Arma sekrete e Ukrainës – mjekët në vijën e frontit të luftës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë