Ambasada ruse në Shkup ka dalë me një mesazh me ton kërcënues; do t’i evidentojmë të gjithë incidentet me elemente rusofobe. Në twitter, zyrat e përfaqësisë diplomatike ruse në Shkup thonë se “Tërheqin vëmendjen për nivelin e paparë të rusofobisë në shumë vende të huaja në prapavijë të operacionit special ushtarak në Ukrainë. Paralajmërojmë se të gjithë incidentet e këtilla do të evidentohen me kujdes”. Nga ambasada nuk sqarojnë se çfarë nënkupton ky mesazh drejtuar vendeve dhe qytetarëve.
LSDM dhe BDI nuk marrin pjesë në mbledhjen e komisionit anketues për tragjeditë në Tetovë dhe në Bullgari
Deputetët nga radhët e LSDM-së dhe BDI-së sot nuk u paraqitën në seancën e Komisionit të Përhershëm Anketues…